Gjykata e Shkallës së Parë ka vendosur masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për dy të rinjtë, Klevin Thepi 24 vjeç dhe Doronesto Kulla 19 vjeç, të dyshuar si organizatorë të rrahjes masive mes adoleshentësh, e ndodhur disa ditë më parë në Shkodër, pranë gjimnazit “Shejnaze Juka”.

Në konflikt u përfshinë rreth 15 të rinj, të ndarë në dy grupe, kryesisht 17–18 vjeç. Përplasja nisi me grushte dhe më pas degradoi në përdorimin e sendeve të forta, ndërsa dyshohet se është përdorur edhe armë e ftohtë (thikë).

Si pasojë, tre adoleshentë mbetën të dëmtuar lehtë dhe u dërguan në spitalin rajonal të Shkodrës, ku morën ndihmën mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Sipas hetimeve, konflikti dyshohet se ka pasur zanafillë një përplasje të mëparshme mes nxënësve. 19-vjeçari Doronesto Kulla dyshohet se u përfshi në përleshje për t’i dalë në ndihmë vëllait të tij 17-vjeçar, nxënës i shkollës “Shejnaze Juka”.

Artikulli paraprakAKSIONI PËR LIRIMIN E HAPËSIRAVE PUBLIKE, RAMA: VIJOJMË KUDO
Artikulli tjetërMELONI THIRRJE EUROPËS: DUHET TË FORCOJMË MBROJTJEN VETË, SHBA-JA DO TËRHIQET