Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë ka rrëzuar kërkesën e Gjon Shkambit për ta liruar nga qelia. Ai pretendon se nuk është autori i ngjarjes që tronditi vendin me vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja si dhe plagosjen e dy personave të tjerë palë në proces, Shkambi iu drejtua Shkallës së parë me një kërkesë për zbutje mase dy javë pasi Apeli i Tiranës e rrëzoi atë.

Të njëjtin vendim ka dhënë dhe Gjykata e Apelit duke refuzuar kërkesën e Gjon Shkambit për një masë më të lehtë sigurie.

Gjon Shkambi pretendon se nuk ka pasur dijeni për veprimet e nipit të tij Elvis Shkambi që qëlloi ndaj gjyqtarit Kalaja sapo ky i fundit lexoi vendimin kundër kërkesës së tij lidhur me një konflikt pronësie

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakBILANCI KUNDËR KULTIVIMIT TË KANABISIT, PRODA: 106 TË ARRESTUAR
Artikulli tjetërBALLIU PËRPLASET ME MINISTREN KOÇIU: KRIMI I ORGANIZUAR KONTROLLON ÇDO CEP TË VENDIT