
Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë ka rrëzuar kërkesën e Gjon Shkambit për ta liruar nga qelia. Me argumentin se nuk është autori i krimit të vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja si dhe plagosjen e dy personave të tjerë palë në proces, Shkambi iu drejtua Apelit me ankim ndaj arrestit në burg caktuar nga Shkalla e Parë.
Shkambi pretendon se nuk la pasur dijeni për veprimet e nipit të tij Elvis Shkambi që zbrazi armën ndaj gjyqtarit Kalaja sapo ky i fundit lexoi vendimin kundër kërkesës së tij lidhur me një konflikt pronësie.
Nipi Elvis Shkambi, që ndodhet gjithashtu në paraburgim, nuk e ka apeluar vendimin për të kërkuar ndryshim të masës së sigurisë.
Astrit Kalaja u vra brenda në sallën e gjyqit nga Elvis Shkambi, pak çaste pasi kishte shpallur vendimin në një çështje pronësie ku xhaxhai i autorit, Gjon Shkambi, ishte një nga palët.
Në të njëjtën ngjarje mbetën të plagosur edhe dy persona të tjerë, Ragip dhe Ervis Kurtaj, babë e bir, të përfshirë si palë e tretë në të njëjtën çështje gjyqësore.






