Vetëm pak ditë pasi SHÇBA i pezulloi nga puna, Gjykata e Krujës ka kthyer në detyrë dy punonjës policie, nga 7 të pezulluar.

Ata janë Muharrem Celami me detyrë ndihmës-specialist për rendin dhe Kadri Daci po ndihmës-specialist për rendin.

Gjykata në rastin konkret konkludoi se nuk kishte vepër penale.
Ndërkohë që gjykata la në fuqi vendimin e prokurorisë për 5 policët e tjerë.

7 punonjësit e policisë së komisariatit të Kruhës ishin pezulluar nga detyra për shpërdorim detyre.

Sipas Prokurorisë së rrethit Krujë, gjatë ushtrimit të detyrës ata kanë favorizuar kultivimin e kanabisit, ndërtimeve pa leje si dhe kanë manipuluar dhe fshehur disa ngjarje.
Efektivët e pezulluar janë punonjës patrulle të përgjithshme dhe ndihmës specialist për rendin.

Pezullimi i efektivëve nga puna është bërë në kuadër të operacionit “Abuzuesit e detyrës 2”, vazhdim i operacioni ku u arrestuan 17 punonjës policie në Durrës, të cilët më pas u liruan, duke iu komunikuar masa të lehta sigurie dhe pezullimi nga puna.
Punonjësit e policisë për të cilët Gjykata vendosi të pranojë vendimin e prokurorisë për pezullimin e tyre nga detyra

– Xhevair Babasi punonjës i Patrullës së Përgjithshme;
– Sabri Danaj ndihmës/specialist për Rendin;
– Nuri Sefa ndihmës/specialist për Rendin;
– Dervish Sana ndihmës/specialist për Rendin;
– Fatmir Beqaj punonjës i Patrullës së Përgjithshme.

Punonjësit e policisë që kthehen në detyrë
– Kadri Daci ndihmës/specialist për Rendin;
– Muharrem Celami, ndihmës/specialist për Rendin;

Artikulli paraprakVENDIMI PER DUTY FREE, DHOMA AMERIKANE E TREGTISË PARALAJMËRON DËRGIMIN NË ARBITRAZH
Artikulli tjetër100 VJETORI I TIRANES KRYEQYTET ,RAMA ‘ËSHTË AMERIKA JONË E VOGËL’,LUM SI NE QË JETOJMË NË TIRANË