Gjykata Kushtetuese ka publikuar këtë të mërkurë Raportin e veprimtarisë së saj gjatë vitit 2025, vit në të cilin ka trajtuar 605 çështje në total, nga të cilat 501 prej tyre kanë qenë kërkesa të reja dhe 104 të mbartura nga viti 2024.

Kushtetuesja tregon se nga 429 vendime të dhëna prej saj gjatë 2025, 85 prej tyre kanë qenë vendime përfundimtare, ndërsa pjesa më e madhe, 344, kanë qenë vendime moskalimi për shqyrtim gjyqësor.

Për vendimet përfundimtare të marra gjatë 2025, Gjykatës Kushtetuese i janë dashur 8 muaj kohë për ta shqyrtuar çështjen, ndërsa vedimet e moskalimit i ka dhënë brenda 3 muajve.

Një e dhënë që bën përshtypje në Raportin e veprimtarisë gjatë vitit 2025 është se 97% e kërkesave të trajtuara nga Kushtetuesja gjatë 2025 janë bërë personalisht nga individë, ndërsa vetëm 3% janë depozituar nga subjekte të tjera si organizata, deputetë, gjykata, Presidenti, parti.

Sa i përkët llojit të çështjeve të trajtuara nga Gjykata Kushtetuese gjatë 2025, 75% kanë qenë kundërshtim i vendimeve të gjykatave të zakonshme, ndërspjesa tjetër përfshinin kushtetutshmërinë e ligjeve, të drejtat themelore, konflikte kompetencash dhe akte të pushtetit publik.

Artikulli paraprakBRAKTISËN NDESHJEN ME VLLAZNINË, FSHF DËNON EGNATIAN
Artikulli tjetër50-VJETORI I THEMELIMIT TË PPE, BERISHA NGA BRUKSELI: INTEGRIMI I BLLOKUAR