
Gjykata Kushtetuese rrëzon padinë e ish-ministrit të shëndetësisë ilir Beqaj. Beqaj kishte kërkuar shfuqizimin e masës arrest me burg, në të gjitha shkallët.
Ish-ministri kishte kërkuar shfuqizimin si i papajtueshëm me Kushtetutën të vendimit nr.65, datë 03.07.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; vendimit nr.73, datë 06.07.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; vendimit nr.32 (87-2024-228), datë 07.08.2024 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; vendimit nr.00-2025-20 (1), datë 14.01.2025 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë; Kthimin e çështjes për rigjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Ish-ministri u arrestua më 4 korrik 2024 me urdhër të SPAK e masë të GJKKO, për dosjen e skandalit me fondet e SASPAC. Krahas kësaj dosje, Ilir Beqaj akuzohet edhe për koncesionin e “Sterilizimit” në shëndetësi. Beqaj ndodhet prej më shumë se një viti i izoluar në paraburgimin e Durrësit.






