Gjykata e shkalles se pare ne Shkoder vendosi masen e sigurise “arrest shtepie” per shtetasin Ernest Veshtaj i cili u ndalua nga policia si organizator i kultivimit te kanabisit ne kraterin e gjetur me 8 mije fidane ne Malesi te Madhe. Veshtaj ka mohuar akuzat ndaj tij duke thene se nuk ka asnje lidhje me 27 serat me kanabis te asgjesuara nga policia ne krater. Prokuroria kerkoi masen e sigurise “arrest me burg” por gjykata vendosi “arrest shtepie” per shkak te mungesave te proves ne kete faze fillestare te hetimit te kesaj çeshtje.

Nderkohe mesohet se 52 vjeçari per te cilin gjykata vendosi ta liroje nga qelite e paraburgimit eshte ndaluar ne shtepine e tij nga forcat e policies dhe jo brenda ne krater ku ndodhej sasia e droges dhe ne kete menyre ka deklaruar ne sallen e gjyqit se nuk eshte ai organizatori i asaj veprimtarie kriminale qe gjeti policia. Nderkohe vijon hetimi ne gjendje te lire per tre punonjesit e bashkise Malesi e Madhe qe dyshohen per “shperdorim detyre”. Ky krater që dikur shërbente për marrjen e inerteve nga firma të ndryshme u kthye në një vend për kultivimin e bimëve narkotike cannabis sativa.

Ende pa nisur shumë mirë puna policia e Shkodrës dhe ajo e Malësisë së Madhe arritën që ta zbulojnë këtë krater me 27 sera. Ky vend ndodhet shumë afër rrugës kryesore Shkodër-Malësi e Madhe por organizatorët kanë marrë guximin për ta kryer aty këtë aktivitet kriminal që u zbulua nga policia. Në rast se 8 mijë fidanët cannabis sativa të asgjesuar në fazën fillestare do të arrinin fazën e prodhimtarisë, e gjithë ajo sasi droge do të kishte një vlerë minimale prej 3 milion euro.

Ky operacion i koduar “Krateri” nga policia e Shkodrës dhe e Malësisë së Madhe që çoi në arrestimin e 52 vjeçarit që gjykata e liroi dhe procedimin në gjendje të lirë të tre punonjësve të bashkisë Malësi e Madhe u finalizua në bazë të informacioneve të intiligjencës të siguara nga efektivët. Pas këtij operacioni të madh policia i bëri thirrje qytetarëve që të denoncojnë çdo rast të kultivimit të bimëve narkotike apo edhe trafikut të drogës në qarkun e Shkodrës.

 

Artikulli paraprakISH-KOMANDOT E USHTRISË NË GRUPET KRIMINALE
Artikulli tjetërBE: MARRËVESHJA MES KOSOVËS DHE SERBISË PËR TARGAT NUK KA AFATE KOHORE