DOSHI: JAM I PAKËNAQUR SEPSE JAM I PAFAJSHËM, NUK DO SHKOJ NË PARLAMENT. Pas një muaji në “arrest shtëpie” Gjykata e Lartë mori për të ndryshuar masën e sigurisë në detyrim paraqitje për Tom Doshin pas animimit të avokatëve të deputetit të përjashtuar nga Partia Socialiste.

I pakënaqur! Ky ishte qëndrimi që Doshi shprehu përballë gazetarëve që prisnin me interes daljen e tij nga ambientet e Gjykatës së Lartë pas një seance që zgjati përreth 1 orë e gjysmë. Ai foli për presion të kryeprokurorit Llalla, kryeministrit Rama dhe kryeparlamentarit Meta ndaj Gjykatës, presion i cili sipas tij bëri që mos të fitonte lirinë. “Unë jam i pakënaqur me vendimin, atë të parin edhe këtë që u mor sot. Asnjë prej akuzave ndaj meje nuk ekziston. Pavarësisht se kryeprokurori, kryeministri, kryetari i parlamentit po bëjnë presion që unë të mos dilja i lirë. Nuk kishin cfarë të bënin, ishin në hall…edhe prokurori”, u shpreh Doshi   Doshi i qëndroi versionin të deklaruar më herët në media, se akuzat ndaj tij se ka inskenuar atentatin nuk qëndrojnë, pasi sipas tij plani për ta vrarë së bashku me kolegun demokrat Mhill Fufi, ka ekzistuar. “I qëndroj deklaratave të mia dhe do të vazhdoj deri në fund sa të zbardhet kjo çështje”, tha Doshi. Me vendimin e Gjykatës së Lartë për tu paraqitur çdo të hënë në orën 10:00 në prokurori, Doshi mund t’i rikthehet jetës parlamentare, por duket se diçka e tillë nuk do të jetë e afërt. Kjo pasi deputeti i Shkodrës u shpreh se nuk do të bëhet pjesë e seancës parlamentare të së enjtes. Ai tha se do t’i bashkohet Kuvendit vetëm pasi prokuroria të ketë zyrtarizuar akuzat. “Atëherë, – tha Doshi, – do të bëj një diskutim të gjatë në Kuvend që të gjithë të mësojnë të vërtetën”. Tom Doshi hodhi akuza ndaj kryeministrit Rama, kur tha se “po shijon pushtetin nuk i interesojnë zërat lokalë. Rama ka braktisur gjithë socialistët dhe po i shërben vetëm Ilir Metës dhe LSI-së.

Artikulli paraprakBASKETBOLL, SONTE VLLAZNIA SYNON TITULLIN KAMPION
Artikulli tjetërME QINDRA FERMER JASHTË SKEMËS SË SUBVENCIONEVE