Presidenca ka reaguar pas vendimit të gjykatës për pushimin e çështjes ndaj gjyqtarit dhe ish-kreut te KED, Ardian Dvoranit. Me një reagim në Facebook, zëdhënësi i presidentit Meta, Tedi Blushi shkruan se ky vendim është i papranueshëm dhe se do të ankimohet.

Sipas tij faktet janë aty dhe veprimet e faktuara kriminale nuk zhbëhen dot, pavarësisht vlerësimit jo objektiv të SPAK.

Ai ka bërë përgjgjegjës SPAK se refuzoi ekspertizën e huaj dhe me vendimet e tij i dha mundësinë autorëve të krimeve penale të vijojnë në mbijetesën e tyre.