Gjykata ka rrëzuar kërkesën e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla duke lënë në fuqi vendimin e Prokurorisë, për zgjatjen me tre muaj të afatit të hetimit ndaj tij.

Gazetari i Report Tv mëson se Prokuroria ka kërkuar zgjatjen e hetimeve deri ne qershor për shkak se priten letër porositë nga Gjermania dhe SHBA.

Llalla i shpëtoi procesit të Vettingut, pasi paraqiti dorëheqjen nga sistemi para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. KPK-ja pranoi kërkesën e Llallës duke e nxjerrë nga sistemi dhe duke mos kaluar në Vetting.

Komisioneri Publik ankimoi pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, vendimin e KPK-së. Në 11 qershor, KPA shqyrtoi kërkesën e Komisionerit Publik, dhe vendosi të linte në fuqi vendimin e KPK-së duke e lënë Llallën jashtë sistemit dhe pa kaluar në Vetting.

Pas largimit të Llallës nga posti i Kryeprokurorit, Departamenti i Shtetit ndaloi publikisht hyrjen e Adriatik Llallës dhe familjes së tij në Shtetet e Bashkuara, me argumentin se “ka informacione për përfshirje të tij në raste domethënëse korrupsioni”.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakS’KA AMNISTI PARA ZGJEDHJEVE, MUND TË NDIKOJË FUSHATËN
Artikulli tjetërTENTOI VETËVRASJEN NË BURG, NDËRRON JETË NË SPITAL 38-VJEÇARI