
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm në Shkodër ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për 64-vjeçarin Shtjefën Ziçi, autor i vrasjes së bashkëshortes së tij, Bardhe Ziçi.
Në seancën për vlerësimin e masës së sigurisë, të drejtuar nga gjyqtarja Zamira Lila, me prokurore Albulena Koliqin dhe avokat mbrojtës Agim Martinin, i dyshuari nuk ka pranuar të japë deklarime.
Avokati mbrojtës kërkoi që ndaj 64-vjeçarit të kryhet ekspertim psikiatrik, duke argumentuar se ai ndodhet në gjendje të rënduar psikike.
Kjo kërkesë pritet të shqyrtohet në vijim të procedurave hetimore.
Ngjarja e rëndë ndodhi më 9 korrik në Shkodër, ku Bardhe Ziçi humbi jetën pasi u vra nga bashkëshorti i saj me armë gjahu në hyrje të banesës së tyre
Pas krimit, policia arrestoi menjëherë Shtjefën Ziçin dhe sekuestroi armen e krimit. Sipas të dhënave paraprake të Policisë, motivi i dyshuar i vrasjes është xhelozia. Megjithatë, hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të dinamikës së ngjarjes.






