Shtetasi Taulant Murati që u arrestua një ditë më parë në pikën e kalimit kufitar të Muriqanit ka dalë përpara gjykatës së Shkodrës. Me një seancë të zhvilluar jashtë radhe dhe me një urgjencë, gjykata e shkallës së parë në Shkodër vendosi që të ekstradojë drejt gjermanisë 23 vjeçarin.

Trupi gjykues vendosi që ta ekstradojë shtetasin Taulant Murati duke qenë se kërkohet nga Interpol Wisbaten në Gjermani për veprën penale të “vjedhjes me dhunë”. Një ditë më parë nga shërbimet e pikës së kalimit kufitar në Muriqan, u bë arrestimi i shtetasit Taulant Murati, 23 vjeç, banues në Zvicër, me kombësi shqiptare dhe shtetësi Kosovare dhe zviceriane. Arrestimi fillimisht provizor i këtij shtetasi u bë pasi, kur është paraqitur për të kryer procedurat në dalje nga Republika e Shqipërisë dhe pas hedhjes së të dhënave të këtij shtetasi në sistemin TIMS, ka rezultuar se ky shtetas është i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Wisbaten Gjermani për veprën penale të “Vjedhjes me dhunë”. Në këtë mënyrë duke qenë se kërkohet nga interpoli gjerman, seanca gjyqësore për 23 vjeçarin është zhvilluar jashtë radhe dhe tashmë shtetasi Taulant Murati do të ekstradohet nga Shqipëria drejt Gjermanisë për llogari të shtetit gjerman duke qenë se akuzohet për “vjedhje me dhunë”.

Artikulli paraprakMBËRRIN I NXEHTI AFRIKAN, TEMPERATURAT MBI 40 GRADË CELCIUS
Artikulli tjetërJEPET MASA E SIGURISË PËR PUNONJËSIT E TATIMEVE