Zyra e mjedisit ne shkodër pranë Institutit te Shëndetit Publik është e kënaqur për nivelin e ujëvarave sipërfaqësore ne plazhin e Velipojës.Drejtori i kësaj zyre Burim Gjyli e konfirmon këtë ne baze te matjeve te fundit te realizuara ne terren.Ndihmese sipas Gjylit ka dhëne edhe komuna Velipojë ne sistemimin e banjove publike.

Plazhi i Velipojës gjatë këtij sezoni pritet te jete mjaft i frekuentuar nga vizitorët, vendas dhe të huaj kjo pasi derdhjet ne det kane ardhur duke u minimizuar . Një vit me pare drejtori i inspektoriatit te Mjedisit ne Shkoder Edmond Terthorja shprehej qe nëse komuna nuk do te merrte masa për përmirësimin e sistemimit te kanalizimeve te ujrave te zeza atëhere sezoni veror i vitit 2015 do te dështoje.

Artikulli paraprakPIRANI: SHPRESË TEK VOLTANA ADEMI
Artikulli tjetërMBLIDHET ASAMBLEJA KOMBËTARE E PARTISË SOCIALESTE