Viti 2018 ka rezultuar i suksesshëm përsa i përket kontrolleve që janë bërë herë pas here nga Drejtoria e Shëndetit Publik në ujsjellësin e qytetit të Shkodrës. Sipas shefit të higjenës, Burim Gjyli, janë bërë rreth 18 mijë inspektime përgjatë gjithë vitit, dhe fal bashkëpunimit me Ndërmarrjen e Ujsjellës-Kanalizimeve Shkodër është bërë e mundur që gjithçka të shkoj mirë.

Uji në Shkodër ka rezultuar i mirë dhe me rezultate analizash pozitive. Vazhdojnë të mbeten problematike depozitat e ujit që familjarët përdorin. Këta të fundit sipas Gjylit janë një rrezik serioz për shëndetin, ndërsa rrallë kush i pastron dhe klorifikon. Fal bashkëpunimit me ISHSH dhe AKU, është punuar mjaft mirë edhe në standardet e kripës, e cila ka rezultuar pothuajse në të gjitha rastet, e jodizuar.

Edhe në vazhdim, përgjatë vitit 2018, pritet të ketë monitorime të vazhdueshme për cilësinë e ujit, ndërsa sipas Gjylit, institucioni që ai drejton ka mungesa të theksuara përsa i përket numrit të personelit.

Artikulli paraprakMAQEDONI, KUVENDI VOTON LIGJIN PËR GJUHËN
Artikulli tjetërDEPUTETI SPAHIA DENONCON KUSHTET NË SPITALE