Pas gjykimit të tij në ndeshjen Shqipëri-Izrael, të gjithë tifozët e akuzuan atë si shkaktarin kryesorë që çoi në humbjen ndaj Izraelit 0-3.

Kjo për shkak të dy kartonëve të kuq që ai i dha Gjimshitit dhe Berishës, shoqëruar me penallti, duke e lënë në këtë mënyrë kombëtaren si kurrë më parë në atë gjendje. Vetëm pak minuta pasi përfundoi ndeshja tifozët e sulmuan në Facebook, gjyqtarin turko-gjerman, Deniz Aytekin me ofendime dhe akuza dhe e detyruan atë ta mbyllë adresën e tij në Facebook. Mirëpo, ai e ka rihapur këtë adresë, duke bërë edhe një sqarim publik se pse veproi ashtu në ndeshjen Shqipëri-Izrael dhe pse e mbylli adresën e tij në Facebook. Konkretisht ai e pranon se e ka mbyllur adresën e tij në Facebook, si një masë mbrojtëse ndaj sulmeve ofensive që erdhën në adresë të tij pas ndeshjes Shqipëri-Izrael. Por që në ardhmen çdo sulm ndaj tij apo sharje do të bllokohet bashkë me përdoruesit që kanë bërë këto ndërhyrje. Ndërsa, në lidhje me ndeshjen Shqipëri-Izrael, gjyqtari thekson se pasi e ka riparë videon edhe njëherë të plotë, konfirmon se pa përjashtim të gjitha vendimet e tij kanë qenë të drejta, pasi sipas tij veprimi i Gjimshitit apo goditja e portierit Berisha padyshim çon në karton të kuq.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakSHTATE KG MARIJUANE GJENDEN TE FSHEHURA MES MAKINAVE NE BODRUM,PRANGA SHQIPTARIT
Artikulli tjetërPENSIONISTËT QË MASHTROJNË RREZIKOJNË BURGUN, DO KTHEJNË EDHE PARATË