Gjyqtari nën hetim, neglizhoi urdhrin e mbrojtjes së Liljana Rukos

Policia e Fieri ka nisur procedimin penal për shpërdorim detyre ndaj gjyqtarit të Gjykatës së Shkallës së Parë me iniciale E.S. Nisja e hetimeve ka ardhur ngjarjes tragjike të vdekjes së Liljana Rukos, e cila u hodh nga bashkëshorti i saj nga kati i katërt. Policia akuzon gjyqtarin pasi nga veprimet hetimore rezulton se ka shkelur ligjin duke neglizhuar zbardhjen dhe dërgimin në kohë të vendimit të mbrojtjes së viktimës institucioneve përgjegjëse, në këtë rast policisë. “Më pas ka ardhur pasoja e rëndë e vrasjes se shtetases L R nga bashkëshorti i saj”, sqaron policia. Materialet e para hetimore i kaluan prokurorisë për hetime të mëtejshme, për veprën penale ë “shpërdorimit të detyrës”.

Artikulli paraprakKRIMET NË FAMILJE, BREGU: PROKURORIA TË NISË NJË HETIM TËRËSOR
Artikulli tjetërE SPIUNOJNË, SHQIPTARI KAPET ME 5 KG DROGË NË PYLL