Skena të çmendura janë shfaqur gjatë një ndeshjeje futbollit të kategorisë inferiore në Brazil gjatë kësaj fundjave, teksa gjyqtari nxjerr pistoletën pasi humbet durimin në fushën e lojës.

Bëhet fjalë për Gabriel Murta, i cili u acarua pasi u sulmua fizikisht dhe verbalisht nga lojtarët dhe stafi i një prej ekipeve në fushë. Gjyqtari Murta u godit me shqelma dhe me shuplaka nga lojtarët e ekipit Amantes, teksa trajneri hyri në fushë duke kërkuar ndëshkim me karton të kuq për një nga kundërshtarët. Gabreil Murta është oficer policie gjatë jetës së përditshme, dhe pas dhunës së pësuar reagoi duke shkuar në dhomat e zhveshjes dhe duke u rikthyer me një armë zjarri në dorë. 

GJYQTARI GABRIEL MURTA NXORI PISTOLETËN PASI U DHUNUA

Ishte një ndeshje e ligës së katërt të zhvilluar në mes të Brumadinho dhe Amantes teksa gjyqtari kryesor shkoi aq larg sa që në një moment nxori psitoletën duke ia drejtuar një zyrtari të skuadrës në fushë. Ka qenë gjyqtari anësor ai që e ka qetësuar kolegun e tij dhe duke e ndaluar për mos ta bërë aktin kriminal. Pas ndeshjes gjyqtari është arsyetuar duke thënë se e ka bërë këtë veprim në vetëmbrojtje. Pavarësisht justifikimeve të gjyqtarit Gabriel Murta, Federata Shqiptare e Futbollit ka paralajmëruar masa të ashpra ndaj tij. Kështu arbitri Brazilian rrezikon edhe përjashtimin. Nga ana tjetër, lojtarët në fushën e lojës, bashkë me stafet dhe zyrtarët e dy ekipeve janë frikësuar kur kanë parë që Gabriel Murta nxori pistoletën. Një panik dhe frikë u kriua edhe tek tifozët që po ndiqnin ndeshjen kur vërejtën se gjyqtari mban një pistoletë në dorë.