Administratori i Vllaznisë Astrit Gjyrezi ka pranuar problemin e mosdhënies së pagave për futbollistët kuqeblu.

Administratori thotë se në analizë në prag të ndeshjes me Laçin nuk ka patur debate për çështjen e pagave të padhëna por thjeshtë sipas tij është bërë një pyetje nga lojtarët e cila ka marrë edhe përgjigje. Për administratorin Gjyrezi çështja e pagave është një problem i vogël që do marrë zgjidhje shumë shpejt. Tek Vllaznia kanë rreth 3 muaj pa marrë pagat për shkak të procedurave burokratike pas kalimit të buxhetit në këshillin bashkiak. Kjo situatë është përsëritur edhe vitin e kaluar kur lojtarët tentuan të bojkotojnë seancat stërvitore.