Kristina Ndoci nga Jubani prej gati 50 vitesh merret me punimin e pëlhurave me motive tradicioane,, një zanat i trashëguar nga prindërit e saj, që sot është kthyer edhe në mjet jetese për të. Ajo tregon se ka nisur të punojë që në moshën 14-vjeçare, duke mësuar gjithçka hap pas hapi.
Kristina tregon se kjo është një punë e vështirë dhe kërkon shumë përkushtim, pasi çdo punim kalon në rreth 7 procese para se të dalë në treg.
Interesi për këto punime vjen kryesisht nga emigrantët, të cilët kërkojnë të ruajnë lidhjen me traditën dhe vendlindjen. Megjithatë, Kristina shprehet se tani vihet re edhe një mungesë interesi nga të rinjtë për ta mësuar si zamat.
Artizania ka një thirrje ndaj institucioneve përkatëse.Ajo kërkon më shumë mbështetje , dhe ti lejojnë të shesin punimet e tyre në pedonale edhe gjatë verës, duke mos I bllokuar si vitet e kaluara. Sipas saj, kufizime të tilla I dëmtojnë rëndë financiarisht, pikërisht në periudhën kur kanë më shumë mundësi për shitje dhe për të mbajtur gjallë zanatin e tyre.
Kristina Ndoci prej vitesh ruan dhe ushtron me pËrkushtim zanatin tradiciona;, duke mbajtur gjallË njË pjesË tË trashËgimisË tradicionale.

Artikulli paraprakPAK ORË PARA PROTESTËS, BERISHA THIRRJE QYTETARËVE
Artikulli tjetërPRANVERA RRIT NUMRIN E VIZITORËVE NË LEZHË