Edicioni i 31-të i konkursit të zërave “Bilbilat”, organizuar nga QKF “Kujtim Alija”, ka hyrë në fazën gjysmëfinale, e cila po zhvillohet në skenën e Teatri “Migjeni”. Në këtë fazë po garojnë 87 fëmijë, të ndarë në tre kategori sipas grupmoshave dhe niveleve shkollore.
Interesi për pjesëmarrje këtë vit ka qenë më i lartë, çka tregon edhe një herë rolin e rëndësishëm që ky konkurs luan në zbulimin dhe promovimin e talenteve të reja në muzikë.
Drejtoresha e QKF “Kujtim Alija”, Orjeta Kelaj, shprehet optimiste për një edicion me nivel të lartë artistik, ndërsa thekson se pritshmëritë janë të mëdha për performancat që do të vlerësohen nga juria.
Në panelin e vlerësimit janë Kolec Gajtani, Bardhyl Hysa, Rozi Shllaku, Glerdit Turmetaj dhe Ketlin Pjalmi.
Finalja e konkursit “Bilbilat” është planifikuar të mbahet më 8 dhe 9 prill, ku do të shpallen edhe fituesit e këtij edicioni.

 

Artikulli paraprakSHKODËR, ZHVILLIMET NGA RENDI GJATË 24 ORËVE
Artikulli tjetërEUROPIANI I U-21 NË SHKODËR, FSHF TAKIM ME BECIN