Bregdeti i Lezhës, me plazhet e Ranës së Hedhun, Shëngjinit, Kunes dhe Tales, vijon të jetë ndër destinacionet më të preferuara nga pushuesit edhe gjatë këtij sezoni turistik. Mbi gjysma e hapësirave janë plazhe publike, ku pushuesit mund të qëndrojnë pa pagesë.

Ndërkohë, edhe në zonat ku qëndrimi është me pagesë dhe administrimi kryhet nga Bashkia e Lezhës, çmimet mbeten të përballueshme. Tarifat janë 300 lekë në Tale, 400 lekë në Kune dhe 500 lekë në Shëngjin. E dicka e tille ka rritur interesin nga vizitoret te cilet zgjedhin te qendrojne ne keto hapesira.

Një tjetër risi e këtij sezoni veror është vendosja në hyrje të çdo plazhi e tabelave me barkod, përmes të cilave pushuesit mund të marrin informacion të detajuar mbi administrimin e plazhit, çmimet e shërbimeve dhe të raportojnë çdo problematikë.

Përmes këtyre masave synohet që bregdeti i Lezhës të ofrojë pushime me çmime të arsyeshme, standarde të larta shërbimi dhe transparencë për pushuesit, duke garantuar një eksperiencë sa më cilësore gjatë qëndrimit në vijën bregdetare.

https://youtu.be/-AxFjvyg7KI

SHKARKO TANI
Artikulli paraprak“KUDO BASHKË”, AKTIVITET NDËRGJEGJËSUES
Artikulli tjetërGRUDË E RE, NIS RIKONSTRUKSIONI I RRUGËS “PJERUSHI”