
Gledis Nano ka marrë zyrtarisht detyrën.
“Në këtë cast solemn, në shenjë nderimi, detyrimi dhe respekti për punoniësve të Policsë, në emër të Policisisë së Shteit, në nderin tim personal betohem që të mbaj me nder flamurin e Policisë së Shtetit”, tha Nano.
Ai ka prezantuar edhe shtyllat kryesore të punës së tij.
“Synojmë një policisë më të trajnuar, me mirëmenaxhim të burimeve njerëzore me meritokraci, ju garantoj se me angazhimin tim maksimal do e coj para punën e reformave të Policisë së Shtetit. Në ditën e parë të detyrës dua që t’i uroj çdo kolegu suksese, kërkoj angazhimin maksimal sipas betimit që kemi bërë”, tha ai.
Teksa i uroi punë të mbarë Drjetorit të ri të Policisë së Shtetit, Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, nuk i kurseu vlerësimet për Ardi Veliun, i cili la sot stafetën. Çuçi u shpreh se Veliu e çoi Policinë e Shtetit në rezultatet më të mira që ka patur prej 30 vitesh, ndërsa shtoi se duke parë nivelin e performancës ku ka arritur policia sot, puna e drejtorit të ri, Gledis Nanos do të jetë një sfidë e vështirë.
“Sot është një ditë e veçantë që ndoshta janë si gurë kilometrikë për punë e një prej organizatave më të vjetra të shteteve dhe historia nuk fillon me një drejtor dhe mbaron me një drejtor, por drejtor Ardi Veliu gjatë këtyre 4 viteve, pa diskutim që e ka çuar Policinë e Shtetit në nivelet më të mira që ajo ka patur gjatë 30 viteve të tranzicionit. Duhet të pranojmë që Policia e Shtetit është një organizatë me dinjitet dhe tërësisht e barabartë me partnerët tanë perëndimorë, ka sot besueshmërinë më të lartë në 30 vitet.
E gjetëm me 35% nivelin e besueshmërinë dhe sot që Ardi lë stafetën, nivelin e besueshmërisë e kemi 565%. Mos fillojmë me statistikta në luftën kundër kultivimit të kanabisit, trafiqeve të ndryshme, vrasjeve. Policia është sot superiore ndaj vetes së vet që ka qenë para disa vitesh dhe një nga kontribuuesit e këtyre rezultateve është edhe drejtor Ardi Veliu.
Ardi ka shumë ende për t’i dhënë Shqipërisë dhe besoj se edh enë detyra të tjera ku do të vazhdojë rrugëtimin e tij, besoj se do t’i kryej me nder dhe përkushtim. Sot kalojmë stafetën dhe fillojmë një rrugëtim të ri me një oficer të ri dhe dua ta them që Gledis Nano do ta ketë shumë të vështirë sfidën, edhe për shkak të niveleve ku ka arritur performanca e Policisë së Shtetit”, tha Çuçi.
Ardi Veliu ka mbajtur fjalimin e tij të fundit si drejtor të Përgjithshëm, pak para se t’i dorëzojë detyrën Gledis Nano.
“Një detyrë shumë e rëndësishme dhe jam përpjekur që të bëj më të mirën e mundshme. Në 35 vite të mija nën Uniformë, duke filluar nga 14 vjec jam brumosur dhe edukuar që t’i shërbejë vendit tim dhe qytetarëve të vendit tim, çdo ditë të karrierës sime dhe të detyrës jam mbështetur në 3 shtylla kryesore që kanë qenë në vlerësimin tim, ndershmëria, përkushtimi dhe humanizmi.
Sot Policia e Shtetit është më mirë se dje. Së bashku me ju përballuam sfidat e tërmetit që nga momentet e fundit, ishim të parët që dhamë ndihmën e parë dhe kryem këtë mision më së miri, kam një mirënjohje për të gjithë juve sepse së bashku menaxhuam qindra tubime që në momente të caktuara u shoqëruan me lëndime të 67 punonjësve të policisë, jeni ju kolegë që me mua arritëm të menaxhojmë periudhën e pandemisë, jam krenar që për punën e berë.
Falenderoj kryeministrin e vendit tim, Edi Rama që nga dita e parë deri te e fundit më ka mbështut që të bëjë këtë detyrë, 3 ish ministrat e brendshëm që arritëm ta sjellim Policinë në këto kushte ku jemi, Policia nuk fillon e as mbaron me mua, ju falenderojë për ndihmën që më keni dhënë, falënderoj bashkëshorten dhe 2 fmëijët që ma kanë bërë këtë detyrë më të lehtë, ju uroj sukses dhe drejtor Gledisit shumë fat”, tha Veliu.






