
Në dy netë plot emocion në skenën e teatrit “Migjeni” u zhvillua festivali i dhjetë i muzikës shkodrane “Luleborë”.
Një mbrëmje e mbushur me art, nostalgjidhe muzikë qytetare shkodrane që për 10 vite ka mbetur ndër evenimentet më të dashura për publikun.
Kënga “Ta dish” e interpretuar nga këngëtari Glerdit Turmetaj me tekst dhe orkestrim nga Leon Lekaj u shpall fituese nga juria profesioniste e këtij festivali.
insert
Në skenën e teatrrit “Migjeni” u prezantuan 15 këngë të reja, që sollën një mozaik ndjenjash dhe rikthyen në kujtesë tingujt e pastër të muzikës shkodrane
Për drejtuesin artistik të këtij festivali mjeshtrin e madh Zef Çoba, ky edicion ishte një sukses për të gjithë artistët që morën pjesë dhe për të gjithë stafin që punoi për këtë spektakël ndësrsa .
Mes duartokitjeve dhe emocioneve , “Lule Borë” mbylli një tjetër kapitull suksesi, duke dëshmuar se Shkodra mbetet zemra e muzikës qytetare shkodrane .






