Godina e PSD-së, dështon ekzekutimi nga përmbaruesit shtetëror

Pas dështimit për dy herë me radhë të ekzekutimit të vendimit të gjykatës për t’ia kthyer ish pronarëve godinën ku aktualisht ndodhen zyrat e Partisë Social Demokrate dosjen e ka marrë përmbarimi shtetëror. Grupi i përmbaruesve dhe vet kreu i këtij shërbimi në Ministrinë Drejtësisë Albert Pilo u paraqit për të ekzekutuar vendimin e formës së prerë, por mungesa e përfaqësuesve te pushtetit lokal e bëri te pamundur përfundimin e procedurave Pilo: Hasim vështirësi në pritje të pushtetit vendor, pa prezencën e të cilit ne nuk mund të vazhdojmë më tej ekzekutimin. Na vjen një përgjigje se nuk mund të marrin pjesë në ekzekutim për shkak të angazhimit të përfaqësuesit në një ekzekutim tjetër. Sipas përmbaruesit, vendimi pritet të ekzekutohet më 30 nëntor. Në lidhje me ekzekutimin e vendimeve të gjykatave ka reaguar edhe Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, i cili bëri thirrje institucioneve lokale apo qendrorë të mbështesin shërbimin përmbarimin. Me anë të një statusi ne FB Manjani thotë së zbatimi i vendimeve të formës së prerë është po aq i rëndësishëm sa marrja e vendimeve pavarësisht se na pëlqen apo jo. Sipas tij Ligji i shtetit, në dallim nga ligjet e Natyrës zbatohen për të gjithë njësoj! “Nëse i forti imponohet, duke injoruar vendimet e gjykatës atëherë jemi tek ligjet e Natyrës, ku peshku i madh e ha të voglin!”, përfundon Manjani.

Artikulli paraprakMOTI I KEQ ,SHENOHET VIKTIMA E PARE NE ITALI
Artikulli tjetërJOHN KERRY,MESAZH URIMI PER SHQIPERINE ME RASTIN E DITES SE PAVARESISE