Amortizimi i godinës së qendrës shëndetësore numër 2 në qytetin e Shkodrës është kthyer në një shqetësim tejet serioz për banorët e zonës. Ata detyrohen të marrin shërbim mjekësor në një godinë gati jashtë çdo standarti. Banorët thonë se qendra shëndetësore vijon të jetë në kushte të tilla prej vitesh, duke bërë që shërbimi mjekësor për ta të bëhet çdo ditë e më i vështirë.

Në qendrën shëndetësore numër 2 në qytetin e Shkodrës marrin shërbim mjekësor rreth 25 mijë banorë të zonës. Kushtet aspak normale në këtë godinë e bëjnë tejet të vështirë punën edhe për stafin mjekësor. Banorët e zonës kërkojnë nga institucionet përgjegjëse të marrin masat e nevojshme që të bëhet sa më parë zhvendosja e qendrës shëndetësore në një godinë të përshtatshme që ofron shërbimin e duhur mjekësor për ta.

Artikulli paraprakBASHKIA, GJOBA KUSH DËMTON PRONËN PUBLIKE
Artikulli tjetërKOMEDIA PREMIERË “DASHURI ME KËSTE”