Kthimi i parave të marra mbi çmimin tavan e deri ne sekuestrim te shezlongëve janë masat që Bashkia Lezhë ka nisur të zbatojë ndaj subjekteve që nuk respektojnë vendimin e Këshillit Bashkiak për tarifat e shërbimit në plazhe.Prej disa ditësh, task-forca e ngritur po zhvillon kontrolle intensive në terren, si me inspektime të drejtpërdrejta ashtu edhe mbi bazën e denoncimeve të qytetarëve dhe pushuesve, të ardhura në numrat e kontaktit të bërë publikë nga Bashkia Lezhë.

Problematikat më të mëdha janë konstatuar në disa stacione plazhi private, ku janë evidentuar raste të tarifimit mbi çmimin e lejuar dhe mosrespektim i detyrimeve ligjore.

Megjithëse kontrollet janë shtuar dhe ndaj shkelësve po merren masa administrative, një pjesë e pushuesve shprehen se nuk janë në dijeni të çmimeve zyrtare. Ata thonë se në shumë stacione plazhi mungojnë tabelat me tarifat e miratuara dhe, në disa raste, nuk u lëshohet as kupon tatimor për pagesën e kryer.

Sipas vendimit te Keshillit Bashkiak çmimi i shezlongeve eshte 300 lekë në plazhin e Tales, 400 lekë në Shëngjin dhe 500 lekë në Ranën e Hedhun. Këto tarifa janë të detyrueshme për t’u zbatuar nga të gjitha subjektet, përfshirë edhe operatorët privatë që ushtrojnë aktivitet në këto zona bregdetare.

https://youtu.be/ETW_3-qNcpc

 

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakVELIPOJË, QENDRA SHËNDETËSORE NË SHËRBIM TË PUSHUESVE
Artikulli tjetërAMNISTIA PENALE LIRON 101 TË DËNUAR NGA BURGU I REÇIT