Gjermani, goditet banda famëkeqe e grabitësve shqiptarë në qendra azili

Një bandë shqiptare është goditur nga policia gjermane. Banda kishte shtrirë aktivitetin e saj të vjedhjeve në Bonn-Muffendorf. Grupi i shqiptarëve jetonte në kampin e azilantëve, ndërsa u ishte refuzuar për kërkesa për dhënien e azilit. Të arrestuarit janë të moshës nga 21 deri në 45 vjeç. Operacioni për kapjen e tyre është koduar “Dritare”(në gjuhën shqipe), ndërsa detajet e hetimit u publikuan sot (17 nëntor) nga mediat gjermane. “Të dyshuarve u janë refuzuar kërkesa për azil ndërsa ishin në pritje të dëbimit të tyre”, tha shefi i policisë. Ata akuzohen për të paktën 47 vjedhjesh në banesa si dhe në 18 makina. Nga hetimet e bëra që prej shtatorit kur nisi aksioni i arrestimit të tyre e deri më tani, autoritetet kanë zbuluar skenën e funksionimit të bandës. Ata i kryenin aktivitetet e tyre kryesisht gjatë natës, ndërsa skenat e krimit të tyre ishin pranë kampit të refugjatëve ku edhe fshiheshin më pas. Hetuesit kanë zbuluar se shqiptarët përdornin gjithmonë transportin publik, ndërsa udhëtimet nisnin nga ora 23:30 minuta nga “Bad Godesberg”. Objektiva e tyre ishin jo vetëm Bonn dhe zonat përreth, por edhe Këni dhe Bad Breisig (Rheinland-Pfalz).