Policia e Durrësit ka goditur një bandë hajdutësh, të cilët kryenin vjedhje në banesa.

Në pranga janë vënë 4 persona, ndërsa janë sekuestruar edhe një pjesë e sendeve të vjedhura. Policia thotë se personat e arrestuar në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë grabitur për 6 muaj 8 banesa, kryesisht në lagjen 15. Të arrestuarit janë të moshës 18-49 vjeç dhe kryesisht vidhinin sende me vlerë dhe para.

Efektivat e Policisë kanë ndaluar shtetasit e mëposhtëm:

Dorian Deda 18 vjeç, banues në Durrës;

Artur Prenga 21 vjeç, banues në Durrës;

Alban Kaçorri 19 vjeç, banues në Durrës;

Lek Kaçorri 49 vjeç, banues në Durrës.

Grabitjet e dokumentuara

1.Më datë 03.06.2016, në lagjen Nr. 15 kanë vjedhur banesën e shtetasit M.Gj. 56 vjeç, ku kanë marrë 1 laptop, bizhuteri dhe sende të tjera;

2.Më datë 10.07.2016, në lagjen Nr. 15 kanë vjedhur banesën e shtetases V.H. 55 vjeçe, ku kanë marrë sende elektroshtëpiake;

3.Më datë 22.09.2016, në lagjen Nr. 15 kanë vjedhur banesën e shtetasit F.G.62 vjeç, ku kanë marrë një televizor dhe 2 telefona celularë;

4.Më datë 22.09.2016, në lagjen Nr. 17/1 kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetases A.Z. 53 vjeçe, ku kanë marrë 50 000 lekë;

5.Më datë 06.10.2016, në lagjen Nr. 15, kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetases A.L.58 vjeç, ku kanë marrë sene të ndryshme elektroshtëpiake.

6.Më datë 21.11.2016, në lagjen Nr.15 kanë vjedhur me thyerje lokalin në pronësi të shtetasit Xh.J. 56 vjeç, ku kanë marrë një sasi lekësh dhe aksesorë këpucarie.

7.Më datë 25.11.2016, në lagjen Nr.15 kanë vjedhur banesën e shtetasit A.Ll.78 vjeç, ku kanë vjedhur kabull elektrik.

8.Më datë 25.11.2016, në lagjen Nr.15 kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit H.B. ku kanë marrë një monitor kompjuteri, 1 televizor dhe 1 laptop.

Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar: Televizor; Laptop; telefona celularë; gur fresibël dhe sende të tjera. D.Deda, A.Prenga dhe A.Kaçorri kryenin vjedhjet, ndërsa Lek Kaçorri administronte dhe shiste materialet e vjedhura në banesa të ndryshme. Shtetasit e mësipërm janë persona me precedentë penalë të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër pronës. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale”Vjedhja”dhe”Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”në bashkëpunim parashikuar në nenin 134,/2 dhe 287/b të Kodit Penal.

Artikulli paraprakZGJEROHET SKANDALI SEKSUAL NË ANGLI, PËRDHUNIME NË FUTBOLL
Artikulli tjetër“CALL CENTER”/ IKIN ITALIANËT, JA SA TË RINJ SHQIPTARË RREZIKOJNË PUNËN