Greqi,goditet banda shqiptare,drejtohej nga një burrë dhe një grua

Policia e Greqisë ka shkatërruar një bandë të madhe hajdutësh, e cila përbëhje kryesisht nga shqiptarë. Mediat greke kanë publikuar një video, që tregon mënyrën si vepronin hajdutët, kryesisht në metro. Ata arrinin të parandalonin mbylljen e dyerve të trenit, me qëllim që të mblidheshin sa më shumë pasagjerë dhe që të vepronin më lehtësisht. Më pas, autorët dilnin nga treni, duke siguruar kështu shuma të mëdha parash. Gjithashtu, Policia Helene botoi fotografitë dhe detajet e 49 anëtarëve të organizatës kriminale, që vidhnin sistematikisht kuletat e udhëtarëve në transportin publik, duke u kthyer në makth për një numër të madh qytetarësh. Organizata kriminale kishte më shumë njerëz nga Shqipëria, tre grekë, si dhe njerëz nga Rumania, Bullgaria, Bangladeshi dhe Gjeorgjia. Ata shënjestronin kryesisht turistët, të cilët lëviznin në aeroportin “El Venizelos”. Banda drejtohej nga një burrë dhe një grua të moshës 32 dhe 36 vjeç, të dy nga Shqipëria. 36-vjeçarja Fatmira Cami mbante dhe dy emra të tjerë, Romina dhe Antonia, dhe tani ndodhet në burg. 32-vjeçari nuk është i panjohur për policinë, pasi ai ishte akuzuar në vitin 2015 për përfshirje në një vjedhje në metro, ndërsa në gusht ishte arrestuar në stacionin e metrosë “Syntagma”, për të njëjtën vepër penale. Shumë aktive ishte dhe kryetarja e bandës, e cila sillte celularët e vjedhur në Shqipëri, madje merrte pjesë dhe në “operacionet” e grupit. Disa prej të arrestuarve: 1.Fatmira Cami 2.Odise Selimi 3.Armando Manaj 4.Hektor Jonusi 5.Andrea Profka 6.Florenc Gjordeni 7.Fatmir Mana 8.Ergys Lekataj 9.Hektor Ligataj 10.Rubens Rista 11.Enis Myrtollari 12.Romario Gjoka 13.Agron Mema 14.Oklend Berberi 15.Gerasimo Korkuti 16.Mariglen Mellaraj 17.Kozma Thanasko 18.Erald Kaduni 19.Armando Manaj 20.Aleksander Daja 21.Miri Legataj 22.Janis Shehu 23.Aurel Murrizi 24.Arjan Sulaj 25.Fatri Hodollari 26.Fatmir Metaj 27.Shpetim Velaj 28.Gramoz Malasi 29.Vasil Pojani 30.Aleksander Lalaj 31.Armand Peshku 32.Kristaq Shuli 33.Eriton Habili 34.Viola Hoxha 35.Lazar Ranxhia 36.Xhorxhi Duda 37.Piro Lico 38.Enerida Konstandini 39.Ermal Malasi 40.Enkeljon Vela