Një operacion antidrogë ka çuar në pranga 4 persona, 3 prej të cilëve janë shqiptarë dhe një italian.

Aksioni policor është bërë nga Guardia di Financa e Comos, Itali, pas hetimeve disa mujore.
Gjatë këtij aksioni që mësohet se ka zgjatur disa orës, janë sekuestruar 5.5 kilogramë heroinë.

Droga ishte e ndarë në 10 pako me nga 500 gram secila. Në momentin që policia ka ndërhyrë, personat kanë tentuar të largohen, por janë kapur.

Janë sekuestruar edhe droga të tjera si, hashash, por në pesha të vogla.
Në pranga janë vënë shqiptarët me inicialet, L. D., K. O., dhe S. B., si dhe italiani me inicialet C. M. Të gjithë janë arrestuar për trafik droge, si dhe për rezistencë ndaj policisë.

Artikulli paraprakOPERACION KUNDËR BOSËVE SHQIPTARË TË DROGËS: 21 TË ARRESTUAR
Artikulli tjetërPRANGOSET INSPEKTORI I TATIMEVE, KËRKOI 200 MIJË LEKË PËR TË MOS VËNË GJOBËN