Një i ri shqiptar është goditur me thikë në Itali (në komunën Campogalliano, Modena) ditën e djeshme dhe tashmë po rikuperohet në spital.

Identiteti i shqiptarit nuk bëhet me dije, raportojnë mediat lokale, të cilat japin vetëm moshën e tij: 19 vjeç. Konfliktin mes tyre nisi fillimisht në autobus, teksa 19-vjeçari u ka kërkuar dy agresorëve që të ulin volumin e muzikës që po dëgjonin.

Në stacionin e radhës, zbriti shqiptari e tre agresorët dhe konflikti degjeneroi deri në plagosjen me thikë në të pasme të 19-vjeçarit, student në Institutin “Vallauri di Carpi”. Agresorët ia mbathën dhe policia është në kërkim të tyre, ndërsa shqiptari u transportua në spital. Mjekët kanë caktuar ndaj tij një prognozë shërimi 30 ditore.

Artikulli paraprakSEKUESTRO RESORTIT TË KLEMEND BALILIT
Artikulli tjetërKAPEN PARATË E DROGËS: 1.8 MLN STËRLINA TË GRUPIT SHQIPTAR