Goditet me vezë dhe domate Ministri Shëndetësisë Ilir Beqaj.

Aktivistë të “Aleances Kuqezi” po e prisnin në dyert e dikasterit që drejton Ministrin e Shëndetësisë dhe sapo ka dalë kanë hedhur në drejtim të tij vezë dhe domate. Aktivistet kuqezi duke thirrur: “Hajdut” kanë qëlluar me vezë e domate edhe stafin që e shoqëronte edhe automjetin e tij . Pamjet e momentit  kur është qëlluar me vezë ministri u filmuan nga një kamera amatore.