Goditet në fytyrë kandidatja e Partisë Republikane,bie në tokë

 

Kandidatja e Partisë Republikane në Francë,Nathalie Kosciusko-Morizet është sulmuar nga një 50 vjeçar teksa ndodhej në një treg në Paris. Agresori ka filluar të fyej rëndë kandidaten dhe më pas i ka marrë fletëpalosjen nga dora duke e ka qëlluar në fytyrë. Kandidatja pasi është goditur ka mbuluar fytyrën e saj, ka rënë në tokë dhe ka humbur vetëdijen për disa minuta. Por në ndihme i kanë ardhur punonjësit e zjarrëfikëses. Sipas raporteve paraprake agresori është një 50 vjeç. “Agresori u largua shpejt por pa vrapuar, ndërsa gruaja qëndroi në tokë për pak minuta”, rrëfen një dëshmitar nga vendngjarja.