Serish shqiptarë të arrestuar në vendet e tjera për trafik droge dhe pjesmarrës në grupe e ndryshme kriminale.

Një rrjet ndërkombëtar trafikantësh që transportonin drogë nga Maroku, Spanja dhe Italia është goditur nga karabinierët italian, duke çuar në arrestimin e 10 personave, teksa 28 të tjerë janë të dyshuar.

Të arrestuarit po mbahen në paraburgim, ku 7 janë me origjinë marokene, një algjerian, një italian dhe një shqiptar.

Ata kishin krijuar një rrejt ndërkombëtar të drogës, kryesisht të hashashit, i cili importohej nga Maroku, përmes Spanjës dhe më pas shpërndahej në qendrat kryesore të Romës dhe provincat e tjera italiane.

Operacioni i quajtur “Nadir 2”, është kryer nga Karabinierët e Romës, koordinuar nga Drejtoria e Distriktit Anti-Mafia dhe me kontributin themelor të Departamentit Qendror për Shërbimet kundër drogës.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakBLLOKOHET GJYKATA KUSHTETUESE, VETTINGU E LË ME DY ANËTARË, IKËN DHE FATMIR HOXHA
Artikulli tjetërKATËR SHQIPTARË DHUNOJNË SEKSUALISHT GRUAN NIGERIANE