Goditet rrjeti i shpërndarjes së kokainës e heroinë, një shqiptar në pranga

Në Greqi vazhdojnë arrestimet e shqiptarëve që trafikojnë lëndë narkotike. Ditën e sotme në Iraklio janë vënë në pranga 3 persona, një 40-vjeçar shqiptar dhe dy grekë. Tre të arrestuarit kishin krijuar rrjetin e tyre dhe shpërndanin lëndë narkotike të llojeve të ndryshme. Gjatë aksionit, policia greke sekuestroi 759 gramë kokainë, 230 gramë drogë sintetike me përmbajtje të lartë heroine, amfetaminë dhe ekstazi. Dy grekëve dhe shqiptarit iu gjetën gjithashtu shumat e parave 2515 Euro të përfituara nga shitja e drogës, 100 Dollarë dhe 61 mijë lekë të vjetra. Identiteti i të arrestuarve nuk është bërë i ditur nga policia greke.

Artikulli paraprakPËRMBYTJET, BANORËT TENTOJNË TË NDALIN PREFEKTIN.RADOVANI: TË DALIN NGA GREVA, OSSH E PADIS NË GJYKATË
Artikulli tjetërKAMIONI PËRPLASET NGA TRENI SHPËTOJNË MREKULLISHT PASAGJERËT