Komisariati i policisë së Shkodrës ka arritur të mbyllë një prej hetimeve të ngjares së ndodhur pak ditë më parë në qytetin e Shkodrës ku një 56 vjeçar u gjet i goditur në kokë me sende të forta. Si rezultat I hetimeve dhe pasi u bë shpallaja në kërkim, policia ka arrestuar shtetasin Artan Kurtaj, 36 vjeç, banues në Shkodër.

Kurtaj akuzohet për veprën penalle “Plagosje e rëndë me dashje”, pasi me datë 10.08.2015, pas një konflikti për motive të dobëta ka plagosur me mjete të forta (çekiç) shtetasin Z.Xh., 56 vjeç, banues Shkodër, i cili ndodhet i shtruar në reanimacionin e spitalit Rajonal të Shkodrës, në gjëndje të rëndë shëndetesore. Materialet për këtë çështje i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, “Plagosje e rëndë me dashje”, parashikuar nga Neni 88/1 i Kodit Penal. Ndërkohë nga shërbimet e policisë së Malësisë së Madhe është bërë e mundur ndalimi i shtetasit Mentadent Veinca, 24 vjeç, banues në Malësi e Madhe. Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër ka vendosur ndaj tij masën e sigurisë « Arrest në burg », për veprën penale « Vjedhje në bashkëpunim ». Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale « Vjedhje në bashkëpunim », parashikuar nga Neni 134/2 i Kodit Penal

Artikulli paraprakPA KOMENT,SI RESPEKTOHEN VIJAT E BARDHA NË SHKODËR?
Artikulli tjetërÇUNI: PRESIM MATERIALE TË KOHËS SË KOMUNIZMIT