Federata Shqiptare e Basketbollit dënon incidentin e ndodhur ditën e djeshme(23 nëntor) gjatë ndeshjes Teuta-Tirana në Pallatin e Sportit “Ramazan Njala”.

Në takimin mes Teutës dhe Tiranës, lojtari i kryeqytetasve, Bruno Daliu, godet me grushte dhe shkelma gjyqtarit Jurgen Muho. Ky i fundit, përfundon i gjakosur dhe i shtrirë në tokë.
U desh ndërhyrja e lojtarëve, stafeve dhe tifozëve për të parandalur këtë skenë të shëmtuar.

Më tëj ndërhynë forcat e poloicisë të cilët shoqëruan basketbollistin kryeqyteas Daliu në Rajonin e Policisë së Durrësit. Pas këtij akti skandaloz lojtari i Tiranës rrezikon burgim.
Dy muaj më parë u futën në fuqi ndryshimet e reja në Kodin Penal për dhunën në sport.

Neni 274/a thotë: “Goditja ose vepra të tjera dhune ndaj sportistit, trajnerit, arbitrit, ndërmjetësit sportiv, për shkak të veprimtarisë sportive, nga persona jashtë kësaj veprimtarie, dënohet me burgim nga një deri në tre vjet. Po kjo vepër, kur kryhet në ambiente sportive më shumë se një herë, apo është kryer nga drejtues apo anëtarë të klubeve sportive, dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet”.
Ditën e hënë do të mblidhet Komisioni i Disiplinës në FSHB për të vendosur mbi këtë ngjarje.

Njoftimi i plotë i FShB-së
“Federata Shqiptare e Basketbollit dënon ashpër ngjarjen e shëmtuar të ndodhur të shtunën në mbrëmje në Pallatin e Sportit “Ramazan Njala”, në takimin midis Teutës dhe Tiranës, e vlefshme për javën e 7-të të Superligës së Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për Meshkuj.

Dhuna barbare e ushtruar nga njëri prej lojtarëve të Tiranës kundrejt njërit prej gjyqtarëve të takimit është krejtësisht e pa përligjur, e pa papranueshme dhe thellësisht e dënueshme.

Skena të tilla, që për më tepër u përcollën drejtpërdrejt në ekranet e shqiptarëve nuk janë asgjë të përbashkët me basketbollin dhe bien ndesh me të gjitha vlerat që përçon sporti.
Federata Shqiptare e Basketbollit i uron gjyqtarit Muho shërim sa më të shpejtë, ndërsa mbështet plotësisht veprimet e Policisë dhe autoriteteve të ligjit, në përputhje me legjislacionin përkatës.

Federata Shqiptare e Basketbollit njofton opinionin publik se teksa po administrohet protokolli i ndeshjes dhe dëshmitë e ngjarjes, si dhe pamjet filmike ditën e hënë do të mblidhet Komisioni i Disiplinës në FSHB për të shqyrtuar dhe për vendosur mbi këtë ngjarje”.