Federata Shqiptare e Basketbollit ka vendosur të përjashtojë përjetë basketbollistin e Tiranës, Bruno Deliu.

Lojtari kryeqytetas ishte protagonist kryesor i dhunës në ndeshjen mes Teutës dhe Tiranës, ku goditi me grushta dhe shkelma gjyqtarin, Jurgen Muho.Ky i fundit, përfundon i gjakosur dhe i shtrirë në tokë.

Një ngjarje e përsëritur por e turpshme dhe skandaloze ndodhi ditën e djeshme në pallatin e sportit “Ramazan Njala” të Durrësit. Në takimin mes Teutës dhe Tiranës, lojtari i kryeqytetasve, Bruno Daliu, godet me grushte dhe shkelma gjyqtarit Jurgen Muho. Ky i fundit, përfundon i gjakosur dhe i shtrirë në tokë.

U desh ndërhyrja e lojtarëve, stafeve dhe tifozëve për të parandalur këtë skenë të shëmtuar. Më tej ndërhynë forcat e policisë të cilët shoqëruar nga basketbollistin kryeqyteas, Daliu në Rajonin e Policisë së Durrësit. Pas këtij akti skandaloz lojtari i Tiranës rrezikon burgim.

Artikulli paraprakSHANTAZHI PËR POSTIMIN NË FACEBOOK, BLUSHI: ISHIN 2 SHTETAS, TË MA THOTË PROKURORIA KUSH FSHIHET PAS KËSAJ
Artikulli tjetër“RREGULLI I MALTËS”PËR SHPËRNDARJEN E REFUGJATËVE