Mbyllën një sezon jashtë Europë por ky fakt nuk e pengon presidentin Halili të investojë fuqishëm në tregun e transferimeve. Bardheblutë kanë njoftuar arritjen e marrëveshjes jo vetëm për zgjatjen e huazimit të Taulant Seferit, por klubi bardheblu ka njoftuar se kanë arritur të blejnë kartonin e sulmuesit të Kombëtares. Seferi firmos me bardheblutë një kontratë 3-vjeçare.

Klubi i Futbollit Tirana njofton zyrtarizimin e parë të sezonit 2021/2022. Lojtari Taulant Seferi i huazuar në 6 mujorin e fundit të sezonit që lamë pas nga skuadra zvicerane Young Boys tashmë do të jetë përfundimisht pjesë e jona edhe për 3 sezonet e ardhshme. Pas negociatave intensive me klubin YB, palët kanë arritur dakordësinë për të transferuar kartonin e lojtarit. 25-vjeçari do të mbajë veshur fanellën bardheblu duke përforcuar skuadrën në repartin e sulmit, lexohet ndër të tjera në postimin e klubit të Tiranës.

Artikulli paraprakEMA MBËSHTET VAKSINIMIN E ADOLESHENTËVE ME VAKSINËN PFIZER/BIONTECH, SHBA DHE KANADAJA MERR VENDIMIN
Artikulli tjetërLEHTËSOHEN MASAT ANTI-COVID, MALI I ZI SHTYN ORËN POLICORE. LEJOHEN TUBIMET DERI NË 50 PERSONA DHE…