Goditje potente e Lenjanit, Kombëtarja kalon në avantazh kundër Andorës

41’ Kombëtarja ka kaluar në avantazh falë një goli tejet të bukur nga Emir Lenjani. Mëngjarashi pas një topi të bukur në zonë ka goditur fort duke shtangur portierin kundërshtar.

 

Më herët…

Kombëtarja ka nisur sonte fushatën kualifikuese të Botërorit në transfertën e Andorës, e cila është e lehtë në letër, por sipas trajnerit Reja thikë me dy presa. Kuqezinjtë kërkojnë tre pikët jo vetëm për të pasur frymën e duhur tre ditë më pas kundër Anglisë, por edhe për të shpresuar në një mrekulli të mundshme.

Ashtu siç u shpreh edhe në konferencën për shtyp trajneri Reja i ka besuar lojtarëve me eksperiencë në kombëtare për ndeshjen e parë kualifikuese të Botërorit kundër Andorës pavarësisht se në letër janë 90 minuta të lehta.

Italiani ka zgjdhur në portë kapiteni Berisha para Thomas Strakoshës, ndërsa në mbrojtje ka rreshtuar futbollistët që luajnë në Seria A. Kumbulla, Ismajli dhe Gjimshiti janë në prapavijë, ndërsa nga krahët Hysaj dhe Lenjani. Asnjë surprizë edhe në mesfushë ku janë vendosur Gjasula, Bare dhe Memushaj, ndërsa në sulm Manaj mbështet nga Cikalleshi.

Siç dihet trajneri Reja luan me formacionin 3-5-2.