Në ditën kombëtare të depistimit të gjirit që vjen edhe në kuadër të muajit kundër kancerit të gjirit Ilva Gojani, specialist pranë drejtorisë së shëndetit publik bën publike shifra të frikshme. Në vetëm dy javë të kontrolleve janë konfirmuar 5 raste çka do thotë se krahasuar me vitin e kaluar tendenca është në rritje.

Ajo që mbetet problem është mentaliteti. Kontrollet pranë mamografisë kryhen nga meshkuj dhe për shumë gra apo edhe bashkëshortët e tyre nuk pranohet që kontrollet t’i kryejnë meshkujt duke bërë që shumë prej tyre të tërhiqen.Specialistja Gojani bën me dije se në vetëm dy javë janë kryer në total 600 kontrolle ndërsa këtë vit fokusi është tek gratë që vuajnë dënimin me burg.Në qytetin e Shkodrës funksionojnë dy mamografi, njëra në spitalin rajonal dhe tjetra pranë poliklinikës, ku mund të paraqiten të gjitha gratë për të kryer ekzaminim falas.