Ndeshje spektakolare në “Elbasan Arena” mes dy skuadrave rivale. Teuta fiton 3-2 përballë Kukësit, në një sfidë që pati gjithçka. Gola, penallti, kartonë të verdhë e të kuq, plot emocione deri në fund.

Sfida u zhbllokua në minutën e shtatë. Albano Aleksi kalon në avantazh kampionët. Pas një topi të larguar nga Bytyçi, futbollisti i skuadrës durrsake gjuan me të majtën brenda zonës, duke tundur rrjetën.

Zgjat vetëm 5 minuta festa e Teutës, verilindorët barazojnë rezultatin me sulmuesin brazilian Korreira, i cili devijon drejt rrjetës një top të gjuajtur nga Edi Basha, pas një aksioni spektakolar.

Verilindorët përmbysin rezultatin 2-1 në minutën . Kapiteni Gjelbërim Taipi tregohet i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Vërtet një ndeshje spektakolare në “Elbasan Arena”, e denjë mes dy rivalëve për titull.

Spektakli vijon edhe më pas. Në të 32’ Sebino Plaku barazon shifrat për durrsakët. Sulmuesi kryeqytetas shkëputet bukur dhe mposht portierin Tafa. Vendosen sërish ekuilibrat.

Por nuk do të përfundonte këtu pjesa e parë. Durrsakët sërish në avantazh me anë të futbollistit Koubemba në limitin e pjesës së parë, që nuk fal me portën e boshatisur. Karton i verdhë për portierin Tafa. Plot 5 gola në pjesën e parë.

Pjesa e dytë ishte e luftuar, por nuk pati më gola. Në minutën e dytë shtesë, Gjelbërim Taipi dhe Asion Daja ndëshkohen me karton të kuq nga gjyqtari Juxhin Xhaja. Skuadrat e mbyllin ndeshjen me 10 lojtarë.

Artikulli paraprakULET NUMRI I INFEKTIMEVE ME COVID-19 NË GREQI, 31 QYTETARË HUMBIN JETËN NË 24 ORË
Artikulli tjetër(VIDEO) GRETA BARDELI I BASHKOHET PROBLEMIT TË PRINDËRVE NË THETH PËR MOSFUNKSIONIMIN E SHKOLLËS 9-VJEÇARE