SHËNON EDHE SHKODRANI BALAJ, NË KAMPIONATIN ÇEK.Gola shqiptarë në Europë. Kanë shënuar Bekim Balaj dhe Shkëlzen Gashi të dy futbollistë të Kombëtares.

Shkodrani Balaj është shndërruar në hero në Çeki pasi ka shënuar golin që i ka dhënë fitoren skuadrës së tij Slavia Praga në ndeshjen ndaj Pribram. Balaj ka shënuar në minutën e 87-të vetëm tre minuta pasi ishte future në fushën e lojës. Goli ka qenë tipik nga ato që shënon shtatlarti i sulmit kuqezi me kokë duke dalë fitues nga mbrojtësve kundërshtarë.Ndërsa në Zvicër vijon të shënojë për Bazelin Shkëlzen Gashi. Kosovari ka shënuar golin e parë në fitoren 2-0 të Bazel ndaj Grasshopers. Gashi i ka shënuar ish-skuadrës në minutën e 24-të ndërsa në pjesën e dytë nuk i ka shpëtuar ndëshkimit me karton të verdhë.

 

[iframe width=”300″ height=”390″ src=”//www.youtube.com/embed/sVNRxf_cwaw?list=UU0aBDfsVqdL53NOE5eMXAUw” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakTATIMET, 130 DEKLARIME TË REJA PUNONJËSISH
Artikulli tjetërRIKTHIM PAS 18 VITESH NË SKENË