
Interesimi për rezervime për të kaluar fetsta e fundvitit në Hotel “Golden Palace” në Shkodër është rritur ndjeshëm. Menaxherja e hotelit, Edona Hajdari, thotë se përgatitjet kanë nisur prej javësh dhe se fluksi i klientëve është shumë më i madh krahasuar me vitin e kaluar. Rezervimet për natën e ndërrimit të viteve kanë nisur që në muajin nëntor, megjithatë, ka edhe shumë klientë që prenotojnë në ditët e fundit, veçanërisht emigrantë që kthehen në Shqipëri.
Edona thekson gjithashtu se interesimi këtë vit ka ardhur jo vetëm nga qytetarët e Shkodrës, por edhe nga qytetet e tjera. Po ashtu, nuk kanë munguar as turistët e huaj.
Ajo i fton të gjithë ata që duan të kalojnë një natë të veçantë, plot atmosferë, muzikë dhe shërbim cilësor, që të zgjedhin Golden Palace për festat e fundvitit.
Me përgatitje të plota, staf të dedikuar dhe atmosferë festive, Golden Palace është gati të mirëpresë të gjithë vizitorët në këtë sezon të veçantë


