
Sezoni veror ka nisur me ritme pozitive për sektorin e hotelerisë në Shkodër. Menaxherja e Hotel Golden Palace, Edona Hajdari shprehet se këtë vit është vënë re një rritje e prenotimeve, ndërsa fluksi i turistëve mbetet i lartë. Sipas saj, rezervimet kanë qenë të kënaqshme që në fillim të sezonit, ndërsa pritshmëritë për muajt korrik dhe gusht janë edhe më të larta.
Menaxherja thekson se pjesa më e madhe e vizitorëve janë turistë të huaj nga shtete tën dryshme të Europës, të cilët zgjedhin Shkodrën për natyrën, historinë dhe atraksionet turistike. Krahas tyre, hoteli mirëpret edhe turistë shqiptarë nga qytete të ndryshme të vendit, të cilët e kanë kthyer Shkodrën në një nga destinacionet e preferuara për pushime dhe fundjava.
Stafi I hotel Golden Palace është angazhuar maksimalisht për të përballuar fluksin e sezonit, me synimin për t’u ofruar të gjithë vizitorëve një shërbim cilësor dhe një eksperiencë sa më të mirë gjatë qëndrimit në Shkodër.


