Janë më shumë se 100 metër gjatësi të kanaleve kulluese në fshatin Golem të cilat nuk pastrohen prej 4 vitesh. Banorët tregojnë se disa kohë më parë, ato pastroheshin rregullisht, ndërsa tani situata ka dalë jashtë kontrollit.

Sipas tyre, situata nuk duhej të ishte e tillë.

Pas neglizhencës së bërë nga institucionet, banorët e kanë gjetur veten në vështirësi përballe mbetjeve dhe shkurreve të krijuara pranë banesave të tyre. Ato tregojnë se janë angazhuar personalisht në pastrimin e këtyre kanaleve, si e vetmja mënyrë për të pastruar kanalet nga gjendja në të cilën ndodhen.