E vetmja kërkesë që kanë dhjetëra banorë të fshatit Golem është vetëm furnizimi me ujë të pijshëm. Në mungesë të një rrjeti funksional nga Ujësjellësi, banorët furnizohen gjatë dimrit me ujin e puseve në oborre, por gjatë verës si shkak I tharjes nga temperaturat e larta, banorët detyrohen të blejnë bote me ujë për të përmirësuar kushtet e vështira të jetesës. Ata thonë se nuk mund të bëhet fushatë me premtimet për furnizimin me ujë të pijshëm.

Thirrja e tyre është që kandidatët për deputet apo as edhe ndonjë përfaqësues institucioni të mos premtojë më furnizimin me ujë të pijshëm, pasi nuk do të mund mund të gënjëhen më nga premtimet e pambajtura.

Mungesa e furnizimit me ujë të pijshëm prej 30 vitesh vetëm ka vështirësuar kushtet në të cilat jetojnë qindra familje të fshatit Golem. Pavarësisht premtimeve të dhëna nga të gjitha forcat politike, pas 3 dekadash akoma nuk ka përfunduar të paktën një investim që të mund t’I vlejë këtij komuniteti.