Janë përafërsisht rreth një kilometër larg qytetit të Shkodërs, dhe prej një jave banorët e Golemit, po vuajnë mungesën e energjisë elektrike pasi transformatori i kësaj zone është djegur.

Banorët i janë drejtura zyrës së shërbimit të kilentit tek OSHEE për probelmin e tyre, ku kanë marrë një përgjigje negative duke ju thënë se transformatori është pronë private dhe nuk është detyrimi tyre tu përgjigjen ndaj këtij porblemi, madje atje iu është thënë që nëse duan ta riparojnë transformatorin, çdo familje duhej të paguante nga 2500 lekë të reja per tiu rikthyer energjia elektrike. Banorët shprehen se janë pagues të rregullt të faturave të energjisë elektrike, edhe në raste kur ndaj tyre është abuzuar me faturat afrofe, apo edhe me fryrjen e tepërt të kilovatëve fiktiv të konsumuar nga këta banorë. Perveç energjisë elektrike, banorëve të Golemit iu është paraqitur një tjetër problem, bëhet fjalë për ujin e pijshëm, ku në çdo shtëpi furnizohet me ujë nga puset dhe pompat elektrike, kjo pasi asnjë banesë në Golem nuk ka një sistem që të furnizohen me ujë të pijshëm, duke e bërë edhe më të vështirë këtë situatë në këto ditë me mungesën e energjisë elektrike.

Artikulli paraprakPS, BUSHATI: PO NDJEKIM MBIFATURIMET E OSHEE
Artikulli tjetërBËRDICË DHE DAJÇ, NEVOJË PËR PASTRIMIN E KANALEVE