
Goli i Jasir Asanit në ndeshjen e djeshme përballë Moldavisë ku Shqipëria fitoi 2-0, ka tërhequr vëmendjen e UEFA-s që e ka klasifikuar në listën për golin më të mirë gjatë fazës së tretë të ndeshjeve në grupe.
Asani shënoi golin e parë në minutën e 52 të ndeshjes me një goditje spektakolare me të majtën e tij. Çmimin për golin më të mirë e fiton ai që merr më së shumti vota nga tifozët. Të gjithë mund të votojnë për golin më të mirë në faqen zyrtare të UEFA-s.
Golat E tjerë në listë janë ai i Elif Elmas ndaj Ukrainës, goli i Grant Leon Ranos ndaj Uellsit dhe goli i Bernardo Silvas në ndeshjen ndaj Bosnjë-Hercegovinës.
https://twitter.com/EURO2024/status/1670200499377786881?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1670200499377786881%7Ctwgr%5Ecb98c7bda7296d71f3e6937026fd82e413e60551%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fshqiptarja.com%2Flajm%2Fgoli-spektakolar-i-asanit-me-goditjen-nga-distanca-ne-gare-per-golin-me-te-mire-ne-kualifikimet-euro-2024


