Një motor uji ka humbur kontrollin dhe ka dalë në breg në Jalë duke përplasur 2 pushues.

Shkak i incidentit dyshohet të ketë qenë një manovër e gabuar e mjetit. Drejtuesi i gomones ka rënë në ujë, ndërsa mjeti, i dalë jashtë kontrollit i është drejtuar bregut.

Të lënduar kanë mbetur një çift turistësh shqiptarë. Burri ka dëmtime në brinjë dhe në fytyrë, ndërsa vajza gërvishtje të lehta. Dy personat u dërguan në spitalin e Himarës, ndërsa drejtuesi i motorit është shoqëruar në polici.

Njoftimi i policisë:

Sot, rreth orës 11:20, në plazhin e Jalës, shtetasi Gj. P., 37 vjeç, duke drejtuar një mjet lundrues tip (gomone), dyshohet se ka humbur kontrollin duke dalë në breg, ku si pasojë ka dëmtuar shtetasit A. S., 31 vjeç dhe E. GJ., 25 vjeçe, të cilët janë transportuar në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i mjetit lundrues është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Himarë, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Artikulli paraprakISHTE NË KËRKIM NDËRKOMBËTAR, ARRESTOHET NË SHKODËR 32-VJEÇARI NGA KAZAKISTANI
Artikulli tjetërKUVENDI I MAQEDONISË SË VERIUT MIRATON ME 68 VOTA PRO ‘PROPOZIMI FRANCEZ’! I HAPET RRUGA NEGOCIATAVE ME BE-NË